Sociale 11 October 2025, 15:02 Nga VNA

Shqipëria e fundit në rajon për blerjet online, preferon mënyrën tradicionale

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria e fundit në rajon për blerjet online, preferon

Shqipëria renditet në vendin e 110-të në botë për përqindjen e blerjeve online, sipas raportit më të fundit të Përmbledhjes Globale Digjitale 2025, publikuar nga revista CEOWORLD. Vetëm 26.5% e popullsisë në vend kryen blerje përmes internetit, një përqindje që e pozicionon Shqipërinë pas shumicës së vendeve të rajonit.

Ndër vendet fqinje, Mali i Zi kryeson me 36% të blerjeve që realizohen online, duke u renditur i 66-ti në listë. Pas tij vijnë Bosnja dhe Hercegovina (36%), Serbia (35.25%) dhe Maqedonia e Veriut, e cila zë vendin e 80-të me 31.4%.

Raporti analizon tendencat globale të konsumit dixhital, duke marrë në konsideratë faktorë si koha që përdoruesit kalojnë online, përqindja e blerjeve mujore dhe pjesa e të ardhurave që shpenzohen në internet. Në shkallë globale, numri i blerësve online ka arritur në 2.64 miliardë, ose mbi 33% të popullsisë botërore.

Lider në tregtinë elektronike mbeten Shtetet e Bashkuara, ku 47.54% e shpenzimeve me pakicë ndodhin online, duke kontribuar me mbi 1 trilion dollarë në tregtinë globale. Pas SHBA-ve renditen Kina, Japonia, India, Hong Kongu dhe Singapori, si vendet me aktivitetin më të lartë të blerjeve digjitale.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme