Sociale 6 September 2025, 10:50 Nga VNA

Bilanci i dëmeve nga zjarri në Skënderbegas: 68 banesa të djegura, 10 prej tyre totalisht, 215 bagëti të ngordhura

Ndaje në Whatsapp
Bilanci i dëmeve nga zjarri në Skënderbegas: 68 banesa të

Ekipet e punës kanë përfunduar evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri i datës 11 gusht, i cili preku njësinë administrative Skënderbegas në bashkinë e Gramshit. Sipas të dhënave zyrtare, 68 banesa janë djegur, prej të cilave:

10 banesa janë shkatërruar totalisht dhe për to kërkohet rindërtim i plotë, 16 banesa kërkojnë rikonstruksion të pjesshëm, 42 banesa të tjera të dëmtuara kanë qenë shtëpi sezonale ose të pabanueshme.

Në këto statistika përfshihen gjithashtu pajisjet elektroshtëpiake dhe mobiljet e banorëve të prekur nga zjarri.

Zjarret kanë shkaktuar gjithashtu humbjen e një pjese të konsiderueshme të bagëtive: 215 bagëti të imta, 9 gjedh dhe 7 njëthundrakë kanë ngordhur për shkak të flakëve dhe tymit.

Sa i përket pasurive bujqësore, zjarri ka shkrumbuar:

44.045 hektarë ullinj, 11.028 hektarë rrush, 1.451 hektarë bimë medicinale, 9,5 hektarë pemë frutore dhe arrorë.

Përsa i përket sipërfaqeve pyjore, ende nuk ka të dhëna të konfirmuara, pasi pjesa më e madhe e pyllit e prekur është pyll me pisha dhe do të verifikohet nëpërmjet pamjeve satelitore. Pas përfundimit të evidentimit të dëmeve, faza e dytë e këtij procesi do të përfshijë përllogaritjen financiare të humbjeve. 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme