Sociale 28 August 2025, 14:27 Nga VNA

Besiana Kadare: Në Tiranë zhurmë si askund tjetër në botë. Me Veliajn në burg, pret zgjidhje me peticion qytetare

Ndaje në Whatsapp
Besiana Kadare: Në Tiranë zhurmë si askund tjetër në

Ish-ambasadorja e Shqipërisë pranë UNESCO-s, Besiana Kadare, shkarkuar nga qeveria Rama, ka reaguar ashpër ndaj realitetit që e ka pritur në Tiranë pas rikthimit nga Parisi. Në një status të gjatë në rrjete sociale, Kadare kritikon me tone të forta ndotjen akustike në kryeqytet, të cilën e quan "të padurueshme" dhe "si askund tjetër në botë".

Duke e përshkruar jetën urbane në Tiranë si një “makth për sistemin nervor”, ajo denoncon nivelin e lartë të zhurmave – nga ndërtimet e vazhdueshme, boritë, tek muzika që shpërthen në çdo hapësirë publike. Por veçanërisht, Kadare ndalet te ajo që quan “muzikë e shpifur”, me cilësi të ulët dhe me volum të lartë që dëgjohet në çdo cep të qytetit, pa pushim.

"Nuk di ku arrijnë ta gjejnë një muzikë kaq të shpifur… kjo është ndotje akustike përtej çdo limiti, si në asnjë qytet tjetër të botës", shkruan ajo në statusin e saj.

Në një kohë që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dikur i njohur edhe si mik i Kadare, ndodhet në burg prej më shumë se shtatë muajsh, Kadare bën thirrje për një peticion qytetar që të nxisë një ndërgjegjësim publik dhe të kërkojë ndryshim.

"Ndoshta është koha për një peticion qytetarësh që të vëmë në lëvizje gjërat," përfundon ajo mesazhimin e saj.

 

 

 

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme