Sociale 8 December 2025, 19:33 Nga VNA

Belsh, shfaqet gropë karstike, banorët tremben dhembjeve të shtëpive

Ndaje në Whatsapp
Belsh, shfaqet gropë karstike, banorët tremben dhembjeve të

Një tjetër gropë karstike është shfaqur këto ditë në Belsh, duke rikthyer shqetësimin e madh të banorëve të Dumresë. Zona, e njohur për formacionet karstike që ndër vite kanë krijuar dhjetëra liqene, po përballet sërish me rrezikun e shembjeve të tokës.

Gropa e re, me rreth 7 metra diametër dhe mbi 12 metra thellësi, po zgjerohet çdo ditë dhe i është afruar rrezikshëm disa banesave. Banorët ndihen të pasigurt dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet, pasi fenomeni po avancon me shpejtësi.

Frika është e pranishme tek banorët, shtëpitë e të cilëve rrezikohen më shumë nga zgjerimi i gropës. Ky nuk është rasti i parë: ngjarje të ngjashme janë shënuar edhe në Dëshiran dhe Çestije vitet e fundit. Terreni i Dumresë, i ndjeshëm ndaj shkrirjes së gipsit dhe gëlqeres, mbetet i predispozuar për shembje të këtij lloji.

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme