Sociale 24 October 2025, 16:06 Nga VNA

Barnat që nuk shërojnë: Ministrja flet për reforma, shqiptarët paguajnë çmim të lartë për ilaçet

Ndaje në Whatsapp
Barnat që nuk shërojnë: Ministrja flet për reforma,
Evis Sala

Ilaçet janë një plagë e pambyllur për shqiptarët. Dhe jo vetëm për çmimet, por edhe për cilësinë e tyre. Pa folur për disa kompani farmaceutike që janë shpeshherë në qendër të kronikës së zezë. Zgjidhja nuk ka ardhur kurrë nga Ministria e Shëndetësisë, edhe pse ministrja e re, me petkun e “specialistes”, zhvillon tryeza me OJF-të për të gjetur zgjidhjen e një problemi që zanafillën e ka pikërisht tek interesat politike. Po të pyesësh sot çdo shqiptar që hyn e del nga farmacitë, shqetësimet janë thuajse identike: barnat janë të shtrenjta, ndërsa ato që kushtojnë më pak dhe janë të rimbursueshme, nuk bëjnë asnjë efekt.

Në këtë realitet të zymtë, Ministria e Shëndetësisë duket se vazhdon të organizojë takime me “ton bashkëpunues” dhe deklarata për reformim të sistemit farmaceutik. Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, zhvilloi një takim me Unionin e Biznesit të Farmaceutikës, ku theksoi nevojën për “angazhim të përbashkët për garantimin e aksesit të sigurt dhe të kontrolluar në barna”.

Sipas saj, ngritja e një grupi pune do të analizojë dhe përmirësojë sektorin e farmaceutikës për të forcuar cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve. Sala foli për “mjedis transparent dhe të parashikueshëm”, për “biznese partnere të barabarta” dhe për “tolerancë zero ndaj abuzuesve”.

Por ndërsa ministrja flet për transparencë dhe bashkëpunim, qytetarët përballen çdo ditë me barnat që ndryshojnë emër, paketim, origjinë – dhe shpesh pa asnjë efekt mjekësor. Ndërsa farmacitë vazhdojnë të jenë arenë abuzimesh me çmime, importet farmaceutike dhe rrjeti i kompanive që dominojnë tregun mbeten jashtë çdo kontrolli real institucional.

Takimi me Unionin e Biznesit të Farmaceutikës, një ditë pas atij me Shoqatën e Përfaqësive Farmaceutike, nuk ndryshon shumë nga premtimet që janë dhënë prej vitesh. Ato janë po të njëjtat fjalë që shqiptarët dëgjojnë sa herë ndërron ministri, ndërsa ilaçet – që duhet të shërojnë – vijojnë të jenë një tjetër plagë e sistemit që s’di ose s’shkon të thellë për të kuruar shkakun.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme