Sociale 13 October 2025, 09:32 Nga VNA

Autostrada Tiranë–Durrës me bllokime të pjesshme sot për shkak të punimeve, rekomandohet rrugë alternative

Ndaje në Whatsapp
Autostrada Tiranë–Durrës me bllokime të pjesshme sot

Autostrada Tiranë–Durrës do të ketë ndërprerje të pjesshme të qarkullimit gjatë ditës së sotme, 13 tetor, për shkak të nisjes së punimeve në kuadër të projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike” në segmentin Vorë–Ura e Dajlanit.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Ministrisë së Infrastrukturës, bllokimi do të bëhet vetëm në krahun e lëvizjes Vorë–Durrës, në këto segmente:

Vorë–Maminas
Maminas–Sukth
Sukth–Fllakë
Fllakë–Mbikalimi i Shkozetit
Mbikalimi i Shkozetit–Ura e Dajlanit


Punimet do të zgjasin nga 1 deri në 2 ditë për çdo segment. Për të shmangur trafikun dhe vonesat, ARRSH rekomandon përdorimin e rrugës alternative Vorë–Maminas–Katër Rrugët e Shijakut–Durrës. Pas përfundimit të ndërhyrjeve në krahun Vorë–Durrës, punimet do të vijojnë edhe në drejtimin e kundërt, Ura e Dajlanit–Vorë, duke ndjekur të njëjtën skemë segmentimi dhe kohëzgjatje.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme