Sociale 20 August 2025, 11:11 Nga VNA

Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamionin në Gjermani

Ndaje në Whatsapp

Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamionin në

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën A8 pranë kryqëzimit të Irschenbergut në Gjermani, ku janë përfshirë një autobus me pasagjerë nga Kosova dhe një kamion. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, ndërsa raportohet se 30 nga 41 pasagjerët e autobusit kanë mbetur të plagosur.

Mediat gjermane bëjnë me dije se dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Hetimet për shkaqet e aksidentit kanë nisur menjëherë. Autobusi është përplasur me kamionin, i cili drejtohej nga një shtetas polak.

Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamionin në


Sipas policisë, autobusi ka tentuar të shmangë përplasjen duke devijuar majtas, por nuk ka mundur të ndalojë në kohë. Nuk ka të dhëna për ndonjë defekt teknik në asnjërin nga mjetet. Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë se autobusi ka marrë dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme, ndërsa kamioni ka pësuar dëmtime në pjesën e pasme, pa u lënduar shoferi.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme