Sociale 8 April 2026, 19:06 Nga VNA

Aty-këtu, qoshet e një Tirane që po zhduket

Ndaje në Whatsapp
Aty-këtu, qoshet e një Tirane që po zhduket

Vite më parë, teksa përshkoja një nga rrugicat që lidh rrugën e Kavajës me rrugën “Myslym Shyri”, në këtë stinë të vitit gjithnjë sodisja me endje një jargavan që kacavirrej murit të një banese private. Teksa një ditë, pasi e kundrova për pak çaste se nxitoja për në punë, me vetëpremtimin që, kur të kthehem, t’i kushtoj më tepër kohë, e kishin shkulur vendit, bashkë me banesën pronare të jargavanit. Sot aty është ngulur një pallat i ndryshkur në ngjyrë.

Nuk është një ngjarje e vetme në Tiranën tonë. Për çdo ditë, një dorë e mllefosur vendimmarrësish po i shemb çdo qoshe bukurie e paqësie, për ta zëvendësuar me zhurmën urbanistike të bunkereve që i quajnë kulla apo pallate. Njëherësh po i shkulin përditë shpirtin e humanizmit dhe mirësisë, për të ngulur arrogancën e krimit.

Tek përshkoja një tjetër nga këto rrugica, që si për kundërshti ende ruajnë qoshe mirësie e butësie, prapë e pashë kacavjerrjen e jargavanit. E fiksova në një foto të shpejtë celulari, të mbetet kujtim, kur vendin t’ia zërë një tjetër bunker i lartë zhurmaxhi.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme