Sociale 17 August 2025, 08:27 Nga VNA

Artisti Naun Shundi në betejë për shëndetin, familja kërkon ndihmë për kurimin e tij

Ndaje në Whatsapp
Artisti Naun Shundi në betejë për shëndetin, familja

Aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur shqiptar, Naun Shundi, po kalon një periudhë të vështirë për shkak të problemeve serioze shëndetësore. Gjendja e tij ka bërë që ai të ndërpresë aktivitetin artistik, përfshirë angazhimin në teatrin Zonja e Bujtinës, i themeluar prej vetë tij.

Artisti është dërguar për kurim të specializuar në një spital në Francë, ndërsa trajtimi që po ndjek atje shoqërohet me kosto të larta financiare. Familjarët kanë bërë një thirrje publike për ndihmë, pasi nuk arrijnë të përballojnë shpenzimet e trajtimit.

Në një deklaratë të shpërndarë edhe nga Teatri Zonja e Bujtinës, ata shprehen:

“Ju faleminderit pa fund për mesazhet dhe lutjet tuaja miq. Naun Shundi po kalon një moment të vështirë dhe financat tona nuk e përballojnë dot.

Nëse mundeni të jeni me ne në këtë luftë me sëmundjen, duke na ndihmuar me shumën që ju mundeni, kjo betejë do të jetë edhe më e thjeshtë të fitohet.

Ju faleminderit dhe paçi vetëm gëzime.

BKT

Naun Shundi

IBAN: AL9220511289003846CLIDCLALLE

SWIFT: NCBAALTX

Tel.: 0692092911”

 

Figura e Naun Shundit ka lënë gjurmë të thella në skenën teatrore shqiptare dhe ka kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e dramaturgjisë vendase. Të shumta kanë qenë reagimet nga kolegë dhe artistë që kanë shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për të në këto momente të vështira.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme