Sociale 1 April 2026, 11:05 Nga VNA

Arqidioqeza Metropolitane e Tiranës dhe Durrësit fton besimtarët në Udhën e Kryqit

Ndaje në Whatsapp
Arqidioqeza Metropolitane e Tiranës dhe Durrësit fton besimtarët

Me rastin e Javës së Madhe, Arqidioqeza Metropolitane e Tiranës dhe Durrësit fton të gjithë besimtarët të marrin pjesë në Udhën e Kryqit, një nga momentet më të thella dhe prekëse të jetës shpirtërore. Ngjarja do të zhvillohet në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, të premten e Madhe, më 3 prill, ora 20:30.

Organizatorët bëjnë thirrje që besimtarët të ecin së bashku pas Krishtit, duke medituar mbi mundimet e Tij, duke bashkuar dhimbjet e tyre me të Tijat dhe duke rigjetur shpresën që buron nga Kryqi.

Prania e pjesëmarrësve konsiderohet një dëshmi e besimit dhe një hap drejt bashkimit më të thellë me Zotin.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme