Sociale 19 January 2026, 08:25 Nga VNA

Ankesa për rritjen e çmimeve të paketave me parapagese, Konkurrenca nis hetim ndaj Vodafone dhe One Albania

Ndaje në Whatsapp

Ankesa për rritjen e çmimeve të paketave me parapagese,

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të hapë një hetim të thelluar ndaj dy operatorëve kryesorë të telekomunikacioneve në Shqipëri, Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA, për dyshime për praktika që kufizojnë konkurrencën në tregun me pakicë të shërbimeve celulare. Vendimi u mor nga Komisioni i Konkurrencës në bazë të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”, pas një monitorimi dhe hetimi paraprak që përfshiu periudhën 1 janar 2022 – korrik 2025.

Hetimi u nxiti nga një seri ankesash të konsumatorëve, kryesisht për rritjen e çmimeve të paketave me parapagese dhe përdorimin e klauzolave të indeksimit të çmimeve me inflacionin në kontrata, të cilat sipas Autoritetit mund të krijojnë pasiguri për përdoruesit dhe të transferojnë mbi ta barrën e rrezikut financiar.

Analiza e tregut tregon se sektori celular në Shqipëri është i përqendruar në duart e vetëm dy operatorëve të mëdhenj. Sipas të dhënave të AKEP për vitin 2023, Vodafone dominon pjesën më të madhe të tregut për të ardhurat, përdoruesit e internetit dhe volumin e të dhënave, ndërsa One Albania zotëron pjesën tjetër. Kjo situatë kufizon konkurrencën efektive dhe lejon praktikën e mundshme të kufizimit të saj.

Autoriteti i Konkurrencës ka vënë në dukje gjithashtu mungesën e një analize të plotë nga AKEP, që do të kishte mundësuar kontrollin e sjelljeve të operatorëve dominues. Hetimi i ri do të fokusojë vlerësimin e paketave, transparencën e çmimeve, politikat e rimbushjes, afatet e vlefshmërisë së krediteve dhe ndikimin e indeksimit me inflacionin për të përcaktuar nëse ka abuzim me pozicionin dominuese dhe shkelje të ligjit për konkurrencën.

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme