Sociale 14 September 2025, 13:21 Nga VNA

Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov pëson infarkt gjatë qëndrimit në Voskopojë

Ndaje në Whatsapp
Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov pëson infarkt

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, është transportuar me helikopter nga Voskopoja drejt Tiranës për shkak të një situate të vështirë shëndetësore.

Burime nga policia thanë se Shukrov ndodhej në një vizitë private në fshatin turistik të Voskopojës dhe pasi ka bërë 7-8 km ecje bashkë me gruan, është kthyer në qendër të fshatit dhe teksa pinte kafe është ndjerë keq. Ndihmën e parë mjekësore ia ka dhënë një infermier nga qendra mjekësore në Voskopojë e prej andej është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës. Mjekët thonë se ambasadori ka pësuar një infarkt dhe ndaj është vendosur më pas të sillet me helikopter drejt Tiranës.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme