Sociale 14 September 2025, 20:08 Nga VNA

Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt gjatë vizitës në Voskopojë, i nënshtrohet me sukses ndërhyrjes mjekësore

Ndaje në Whatsapp
Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt gjatë

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ka kaluar momente kritike këtë të diel, pasi ka pësuar infarkt gjatë një vizite jozyrtare në Voskopojë. Ngjarja ndodhi gjatë qëndrimit të tij në fshatin turistik së bashku me bashkëshorten. Shukrov u ndje keq dhe fillimisht u dërgua në spitalin e Korçës, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Për një trajtim më të specializuar, ai u transportua me helikopter drejt Tiranës, ku një mjek i spitalit të Korçës e shoqëroi gjatë fluturimit për të garantuar kujdesin e nevojshëm.

Sipas burimeve mjekësore, ambasadori iu nënshtrua ndërhyrjeve të nevojshme në një spital privat në kryeqytet dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ambasadori ukrainas në Shqipëri shoqërohej nga bashkëshortja e tij gjatë vizitës në Voskopojë, e cila kishte natyrë joformale.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme