Sociale 20 April 2026, 11:18 Nga VNA

Alarm për sigurinë ushqimore: Bllokohet çokokremi “Nudossi” me salmonelë në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Alarm për sigurinë ushqimore: Bllokohet çokokremi

AKU  ka bllokuar 18.3 kg çokokrem “Nudossi Haselnuss-Nougat-Crème”, të importuar nga kompania “Lengo Group”, pas një alarmi të ngritur nga sistemi europian RASFF për prani të salmonelës në këtë produkt me origjinë nga Gjermania.

Sipas AKU-së, pas verifikimeve në subjektin importues rezultoi se sasia totale e importuar ishte 27 kg, e ndarë në dy lote me data skadence 26.08.2026 dhe 18.09.2026. Nga kjo sasi, autoritetet bllokuan 18.3 kg, të cilat do të asgjësohen.

Ndërkohë, rreth 8.7 kg e produktit rezulton të jetë shitur te konsumatorët fundorë. Subjekti ka njoftuar klientët në ambientet e tregtimit për rrezikun.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme