Sociale 31 October 2025, 17:27 Nga VNA

Aktivistët shqiptarë dhe ndërkombëtarë lajmërojnë marshim kundër kampit të Gjadrit

Ndaje në Whatsapp
Aktivistët shqiptarë dhe ndërkombëtarë
Kampi i Gjadrit

Mbi 100 aktivistë ndërkombëtarë dhe aktivistë shqiptarë do të organizojnë një protestë të shtunën, më 1 nëntor, në Tiranë dhe Lezhë, duke shënuar dyvjetorin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për ndërtimin e kampit të emigrantëve në Gjadër, Lezhë.

Sipas programit të protestës, aktivistët do të mblidhen në orën 09:00 në Sheshin Skënderbej, nga ku do të marshojnë drejt Kryeministrisë, Ambasadës italiane dhe asaj të Bashkimit Europian. Pas kësaj, ata do të udhëtojnë drejt kampit të Gjadrit për të vijuar protestën.

Protestat do të vazhdojnë edhe të dielën, më 2 nëntor, në Fakultetin e Drejtësisë, nga ora 09:30 deri në 14:45.

Itinerari:

09:00- 09:30: Mbledhja, Sheshi Skënderbej

10:00 -11:30: Marshim drejt Kryeministrisë, Ambasadës Italiane dhe BE

11:30: Sheshi Nënë Tereza

11:30 -13:00: Udhëtim drejt Kampit të Gjadrit

14:15: Protesta në Kampin e Gjadrit

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme