Sociale 15 December 2025, 09:40 Nga VNA

Aksident në aksin Maqellarë–Peshkopi, plagoset një çift bashkëshortësh, gruaja shtatzënë

Ndaje në Whatsapp
Aksident në aksin Maqellarë–Peshkopi, plagoset një

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, një çift bashkëshortësh ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Peshkopisë për të marrë ndihmë mjekësore. Burime bëjnë me dije se gruaja e plagosur ishte shtatzënë, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet nga mjekët.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Sipas të dhënave paraprake, mjegulla e dendur dhe prania e akullit në rrugë dyshohet se kanë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, veçanërisht në kushtet e motit të pafavorshëm.

Video

Vijon protesta para Kryeministrisë

Një grup protestuesish kanë tentuar të zhvendosin protestën e tyre drejt hyrjes anësore të Kryeministrisë, e cila përdoret nga kryeministri Edi Rama. Por efektivët e forcave Shqiponja kanë ndërhyrë, duke mos lejuar grumbullimin e tyre në këtë pjesë të godinës dhe duke i zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë.

Toni Gogu pranon takimin me Veliajn por mohon ultimatumin e Ramës. Kush e provon çfarë u tha në burg?

Policia kanë shoqëruar disa qytetarë që po kalonin pranë zonës ku po zhvillohet protesta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Qytetarët janë ndaluar teksa po ecnin në trotuar, pa u evidentuar ndonjë incident në momentin e ndërhyrjes. Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të qytetarëve dhe nëse ndaj tyre ka pasur ndonjë dyshim për shkelje të ligjit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme