Sociale 16 September 2025, 12:50 Nga VNA

Akademia e Shkencave dhe universitetet publike, vatra klientelizmi: APP kërkon masa disiplinore për dhjetëra punonjës

Ndaje në Whatsapp
Akademia e Shkencave dhe universitetet publike, vatra klientelizmi: APP

Qëndresa Qytetare denoncon se universitetet publike dhe Akademia e Shkencave janë kthyer në vatra klientelizmi dhe abuzimi me fondet publike. Sipas organizatës, gjatë vitit akademik 2023–2024, shtatë universitete publike shpenzuan gjithsej 58 milionë euro, ku 57% e fondit shkoi për paga dhe vetëm 0.17% për kërkimin shkencor.

Ata shprehen se denoncimet e tyre janë mbështetur edhe nga Agjencia e Prokurimeve Publike, e cila pas verifikimeve ka konstatuar shkelje serioze në procedurat e tenderimit. APP ka kërkuar marrjen e masave disiplinore ndaj 7 punonjësve të Akademisë së Shkencave, 8 punonjësve të Universitetit të Elbasanit, si dhe ndaj 20 punonjësve të Universitetit të Shkodrës, ku janë evidentuar paligjshmëri në 9 tendera, që nga hartimi i specifikimeve deri tek përzgjedhja e fituesve.

Qëndresa Qytetare thekson se universitetet duhet të jenë qendra të dijes dhe progresit, jo institucione që ushqejnë klientelizmin dhe abuzimin me fondet publike.

Postimi i plotë i Qendresës Qytetare:

Qëndresa Qytetare prej vitesh ka ngritur alarmin se institucionet e arsimit të lartë dhe Akademia e Shkencave janë kthyer në qendra të abuzimit me tenderat.

Përgjatë vitit akademik 2023-2024, 7 Universitete Publike shpenzuan plot 58 milionë Euro, ku 57% e parave shkuan për shpenzime personeli dhe vetëm 0.17% shkon për Kërkimin Shkencor.

Pasi kanë kaluar në sitë tenderat e Akademisë së Shkencave, Agjencia e Prokurimeve Publike ka kërkuar masë disiplinore ndaj 7 punonjësve të Akademisë së Shkencave për mangësi të evidentuara në vendim.

Gjithashtu APP në mbështetje të neneve 23/e dhe 132, pika 3, të Ligjit Nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, vendosi t’i propozojë Universitetit të Elbasanit marrjen e masës disiplinore ndaj 8 (tetë) personave, të evidentuar përgjegjës për mangësi të konstatuara në vendime.

Në Universitetin e Shkodrës, APP ka konstatuar paligjshmëri të rënda në 9 tendera, nga hartimi i specifikimeve deri tek vlerësimi i fituesve, teksa është propozuar masë disiplinore për 20 punonjës të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të evidentuar përgjegjës për shkelje dhe mangësi të konstatuara në vendim.

Qëndresa Qytetare ngre alarmin që universitetet nuk mund të jenë vatra klientelizmi, por duhet të kthehen në qendra të dijes dhe progresit.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme