Sociale 23 January 2026, 13:33 Nga VNA

Agron Hoti firmos projektin gjigant CLIO në Dubai. Instalacioni artistik 10-kilometërsh i frymëzuar nga zemra italiane

Ndaje në Whatsapp

Agron Hoti firmos projektin gjigant CLIO në Dubai. Instalacioni artistik

CLIO, një instalacion gjigant i artit bashkëkohor që shtrihet në një gjatësi prej 10 kilometrash dhe rrëfen historinë e njerëzimit përmes lëvizjes, do të marrë jetë në shkretëtirën e Margham, pranë Dubait. Projekti synon të kthehet në një pikë referimi kulturore për Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nga viti 2027, vepra do të jetë pjesë e CLIO Desert Park, projekti ambicioz i sipërmarrësit italian Massimiliano Suglia, i cili synon realizimin e veprës më të madhe artistike në botë. Autori i konceptit artistik është Agron Hoti, artist vizual bashkëkohor me famë ndërkombëtare, ndërsa vizioni arkitektonik dhe rrjetet e lëvizjes përgjatë instalacionit janë projektuar nga Matteo Antonelli.

Ndërtimi i një vepre monumentale në kushtet ekstreme të shkretëtirës përbën një sfidë të veçantë, sidomos për sa i përket qëndrueshmërisë dhe ruajtjes së saj në kohë. Për këtë arsye, përgjegjësia i është besuar Cinzia Pasquali, një nga restauratoret më të njohura të artit në nivel botëror, e njohur për drejtimin e restaurimit historik të veprës “Shën Ana” të Leonardo da Vinçit në Muzeun e Luvrit.

Agron Hoti firmos projektin gjigant CLIO në Dubai. Instalacioni artistik

Në zemër të itinerarit do të ndërtohet Clio House, një hapësirë kulturore e menduar si platformë dialogu ndërkombëtar, ku do të zhvillohen konferenca, punëtori, ekspozita dhe takime mes artistëve, institucioneve dhe publikut nga e gjithë bota. Prezantimi zyrtar i projektit CLIO u mbajt më 9 janar në Dubai, duke shënuar nisjen publike të një rruge që do të kulmojë me hapjen e parkut në vitin 2027.

Kur të përfundojë, CLIO nuk do të jetë vetëm instalacioni më i madh artistik në botë, por një projekt që synon të riformësojë marrëdhënien e njeriut me artin, peizazhin dhe kujtesën kolektive.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme