Sociale 1 December 2025, 15:41 Nga VNA

Afro 2 mijë persona të prekur me HIV në Shqipëri; mjekët në alarm për diagnostikimin e vonshëm

Ndaje në Whatsapp
Afro 2 mijë persona të prekur me HIV në Shqipëri;

Në Shqipëri, shumica e personave të prekur me HIV diagnostikohen vonë, duke u kthyer jo vetëm në rrezik për transmetimin e virusit te të tjerët, por edhe për jetën e tyre. Vendin tonë e rendisin ndër shtetet e Evropës me përqindjen më të lartë të diagnozave të vona.

Sipas të dhënave zyrtare, 66.7% e rasteve të personave me HIV në Shqipëri zbulohen në faza të avancuara, kur trajtimi është më i vështirë dhe prognoza më e rënduar. Ky fenomen, sipas mjekëve, tregon mungesë testimesh, stigmë dhe informim të pamjaftueshëm.

Numri i të prekurve ka ardhur në rritje të lehtë vitet e fundit. Vetëm gjatë këtij viti janë regjistruar 125 raste të reja, ndërsa në rang vendi rezultojnë afro 2 mijë persona që jetojnë me HIV.

Specialistët theksojnë se diagnostikimi i hershëm është kyç për të penguar përhapjen dhe për të garantuar mbijetesë afatgjatë, duke bërë thirrje për më shumë testime, fushata ndërgjegjësimi dhe trajtim të aksesueshëm pa stigma.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme