Sociale 8 November 2025, 13:58 Nga VNA

Administrata publike arrin në 87,112 punonjës, cilat janë institucionet që kanë më shumë staf dhe më pak?

Ndaje në Whatsapp

Administrata publike arrin në 87,112 punonjës, cilat janë

Qeveria shqiptare parashikon zgjerim të administratës publike vitin e ardhshëm. Në projektbuxhetin e vitit 2026 janë planifikuar 87 mijë e 12 punonjës buxhetorë, përfshirë edhe 100 punonjës rezervë për institucionet e qeverisjes qendrore.

Në vitin aktual, administrata publike ka në total 86314 punonjës, përfshirë edhe 276 punonjës rezervë për institucionet e qeverisjes vendore. Por, krahasuar me vitin 2024, ku administrata kishte 85 mijë e 274 staf, me projektbuxhetin e 2026, janë shtuar 1 mijë e 838 punonjës të administratës shtetërore. Rritja, sipas projektbuxhetit, lidhet me nevojat për shërbime më efikase dhe mbulimin e disa sektorëve që kanë pasur mungesa personeli.

Por cilët janë institucionet me më shumë, më pak dhe aspak punonjës?

Sipas të dhënave të projektbuxhetit tre instutucionet që listojnë më shumë punonjës është Ministria e Arsimit me 30883 punonjës, Ministria e Punëve të Brendshme 15791 punonjës, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka gjithsej 9299 punonjës.

Ndërkohë, institucionet më me pak punonjës janë Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit 6 punonjës, Komiteti Shtetëror i Kulteve 10 punonjës si dhe Qëndra Kombëtare e Kinematografisë 13 punonjës. Ndërsa tre nga institucionet që nuk kanë asnjë punonjës janë Agjencia Kombëtare e Rinisë, Agjencia e zhvillimit të Territorit si dhe Sekretariati Teknik i KEK./Scan/

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme