Sociale 30 December 2025, 20:52 Nga VNA

Abuzoi seksualisht me 12-vjeçaren, arrestohet 67-vjeçari në Pogradec/ Vajza 22 javëshe shtatzanë

Ndaje në Whatsapp
Abuzoi seksualisht me 12-vjeçaren, arrestohet 67-vjeçari në

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pogradec, ku një i moshuar është vënë në pranga nën akuzën e abuzimit seksual me një të mitur 12-vjeçare. Ngjarja u zbulua vetëm pas një vizite mjekësore, ku rezultoi se e mitura është në javën e 22-të të shtatzënisë.

Autori i dyshuar, i cili është baba i katër fëmijëve të rritur dhe gjysh i disa nipërve e mbesave, kishte njohje të afërt me familjen e viktimës, fakt që dyshohet se e ka shfrytëzuar për të kryer krimin. Rasti tronditës u zbulua pasi prindërit e vajzës, të shqetësuar nga ndryshimet fizike që kishin vërejtur te e bija, e dërguan atë për kontroll mjekësor në spitalin e Korçës, ku mjekët konfirmuan shtatzëninë.

Nga hetimet paraprake rezulton se 67-vjeçari e ka abuzuar të miturën dhe e ka kërcënuar vazhdimisht që të mos tregonte, ndërsa pas zbulimit të ngjarjes, vajza ka rrëfyer gjithçka në prani të psikologut.

 

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme