Sociale 6 October 2025, 22:43 Nga VNA

76% e shqiptarëve emigrojnë për paga më të larta, 32% për shkak të mungesës së meritokracisë

Ndaje në Whatsapp
76% e shqiptarëve emigrojnë për paga më të larta, 32%

Rreth 76% e qytetarëve shqiptarë deklarojnë se arsyeja kryesore për emigrim është marrja e të ardhurave më të larta, duke e lidhur drejtpërdrejt largimin nga vendi me mundësitë më të mira ekonomike jashtë kufijve.

Raporti më i fundit i OECD evidenton se punësimi dhe paga janë faktorët dominues që i nxisin qytetarët të lënë Shqipërinë, qoftë për një periudhë afatshkurtër, qoftë për të jetuar përgjithmonë jashtë.

Sipas të njëjtit raport, mungesa e meritokracisë dhe nepotizmi përbëjnë një tjetër arsye të fortë për emigrim, e përmendur nga 32% e të anketuarve. Gjithashtu, 28% e qytetarëve largimin e lidhin me dëshirën për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.

Në rajon, Kosova kryeson me nivelin më të lartë të emigrimit për arsye ekonomike – 85%, ndërsa Bosnja dhe Maqedonia e Veriut ndajnë një përqindje të ngjashme me Shqipërinë, ku 3 nga 4 qytetarë kërkojnë të emigrojnë për të përmirësuar standardin ekonomik të jetesës.

Në Serbi dhe Mal të Zi, 60% e të anketuarve e konsiderojnë ekonominë si shkakun kryesor për të kërkuar jetë më të mirë jashtë vendit.

Korrupsioni renditet gjithashtu ndër arsyet kryesore që nxisin emigrimin. Bosnja dhe Serbia regjistrojnë përqindjet më të larta, respektivisht 24% dhe 23%, të qytetarëve që thonë se korrupsioni i ka shtyrë të mendojnë largimin. Shqipëria ndjek me 20%, pasuar nga Maqedonia e Veriut (17%) dhe Kosova (14%).

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme