Sociale 6 April 2026, 15:39 Nga VNA

5000 lekë për çdo makinë: parkimi pranë Liqenit dhe “biznesi i vogël” që numëron miliona gjithë ditën

Ndaje në Whatsapp

5000 lekë për çdo makinë: parkimi pranë Liqenit dhe

Parkimi në Tiranë është bërë prej kohësh një mision për milionerë. Kjo dihet. Por parkimi pranë Liqenit ka shpikur formulën e vet: nuk ka rëndësi nëse e lë makinën 5 minuta apo 3 orë. Tarifa është e njëjtë – 5000 lekë të vjetra.

Kur kërkon faturën, të shohin sikur po kërkon një nder të madh. Por pikërisht fatura tregon edhe sekretin e vogël të këtij biznesi të madh: parkimi që mbledh para gjithë ditën rezulton i regjistruar si biznes i vogël, pra pa TVSH.

Ndërkohë, tatimet dhe bashkia shohin me qetësi se si qytetarët paguajnë në mes të ditës. Halli i madh duket se është diku tjetër: të mos kalojë ndonjë fshatar që shet qepë apo vezë në rrugë, sepse atij i nxirret jeta brenda pesë minutash.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme