Sociale 20 February 2026, 11:12 Nga VNA

42-vjeçari Ilir Kurti zhduket në Skrapar, dyshohet se u hodh në kanionet e Osumit

Ndaje në Whatsapp
42-vjeçari Ilir Kurti zhduket në Skrapar, dyshohet se u hodh në

Një 42-vjeçar i identifikuar si Ilir Kurti ka humbur kontaktet me familjen e tij në Skrapar dhe dyshimet janë se ai është hedhur në kanionet e lumit Osum.

Alarmi për largimin e tij nga banesa u ngrit nga familja dhe pas shumë kërkimesh, policia ka gjetur motorin afër kanioneve. Në një distancë më të largët nga mjeti motorik është gjetur celulari i Kurtit dhe një shishe verë gjysmë e konsumuar.

Polumbarët kanë nisur kërkimet, pasi dyshimet janë të forta se ai është vetëhedhur. Kurti kishte jetuar jashtë vendit për disa kohë dhe aktualisht jetonte me nënën e tij në Skrapar.

“Informacion paraprak/

Dje, kallëzuan familjarët e shtetasit I. K., 42 vjeç, banues në Skrapar, se ai ishte larguar nga banesa. Shërbimet e Policisë nisën menjëherë kërkimet dhe gjatë kërkimeve gjetën pranë kanioneve të lumit Osum, konkretisht në vendin e quajtur ‘Ura e Blezënkës’, motomjetin dhe sendet personale të 42-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas mund të jetë hedhur në lumë. Vijojnë kërkimet për gjetjen e këtij shtetasi, si dhe vijojnë hetimet për të dokumentuar rrethanat e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme