Sociale 19 September 2025, 07:32 Nga VNA

35% e të punësuarve nën nivelin e pagës minimale që pritet të arrijë 50 mijë lekë në 2026

Ndaje në Whatsapp
35% e të punësuarve nën nivelin e pagës minimale që

Paga minimale pritet të arrijë në nivelin 50 mijë lekë nga 1 janari i vitit 2026 sipas programit të qeverisë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit 2025 rreth 35% e të punësuarve kishin paga deri në këtë nivel.

Ndërmjet tremujorit të dytë 2024 dhe atij 2025 ka ndryshime të dukshme në shpërndarjen e të punësuarve sipas nivelit të pagës, drejt niveleve më të larta. Pjesa e punonjësve që paguhen deri në pagën minimale (40 mijë lekë bruto në muaj) është përgjysmuar në harkun e një viti. Në vitin 2024, kjo kategori përfshinte mbi një të katërtën e të punësuarve, 25,3%, ndërsa në prill-qershor ajo ra në 12,4%. Zhvillimet në tregun e punës tregojnë se ka ardhur koha për rritjen e pagës minimale dhe se shumica e të punësuarve marrin më shumë se ky prag.

Në të njëjtën kohë, është rritur përqindja e të punësuarve me paga mes 40 mijë dhe 50 mijë lekë, nga 20% në 22,2%. Në tremujorin e dytë 2024 rreth 45,3% e të punësuarve fitonin deri në 50 mijë lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 kjo shifër është ulur ndjeshëm, në 34,6%. Pra, brenda një viti, pjesa e punonjësve që paguhen me paga të ulëta ka rënë me afro 11 pikë përqindje.

Këto zhvillime tregojnë se struktura e tregut të punës është zhvendosur drejt niveleve më të larta të pagave, duke reflektuar një rritje të përgjithshme të të ardhurave për punonjësit. Si në sektorin privat dhe atë publik pagat janë rritur me ritme më të shpejta në tre vitet e e fundit.

Zgjerimin më të fortë e kishin punonjësit në intervalin e pagës mujore bruto 95-12,000 lekë me rreth 5 pikë për qind në një vit, si rrjedhojë e pagave më të larta në sektorin publik. Pagat në sektorin publik ishin mesatarisht 16 për qind më të larta se vitin 2023. Duke qenë se sektorin publik ishin rreth 185 mijë të punësuar vitin e kaluar niveli më i lartë që nga viti 2022, rritja e pagave ndaj tyre ka ndikuar ri-kategorizimin e punonjësve sipas nivelit të pagesës.

Kategoria me pagë mbi 120 lekë zuri 14.1 për qind të totali te të punësuarve në tremujorin e dytë nga 10.4 në të periudhë të 2024.

Rritja e pagës minimale përgjatë 2022 -2023 në vend ka detyruar punëdhënësit të rrisin nivelin e pagesës edhe pjesën tjetër të fuqisë punëtore në mënyre për të ruajtur diferencat ndërmjet pozicioneve. Presionet e mungesës së fuqisë punëtore, sidomos në sektorë si ndërtimi, shërbimet dhe turizmi kanë detyruar bizneset të ofrojnë paga më konkurruese për të mbajtur dhe rekrutuar staf.

Po inflacioni i lartë i viteve të fundit ka zbehur përfitimet nga paga, pasi INSTAT përllogariti se paga reale mujore bruto ishte rreth 70 mijë lekë në tremujorin e dytë 2025, teksa paga mesatare mujore bruto ka kaluar nivelin e 83 mijë lekëve./ Monitor.al

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme