Sociale 8 August 2025, 19:59 Nga VNA

33% e shqiptarëve kanë frikë se nuk sigurojnë dot ushqim

Ndaje në Whatsapp
33% e shqiptarëve kanë frikë se nuk sigurojnë dot ushqim

Shqiptarët vazhdojnë të kryesojnë në rajon për frikën se nuk mund të sigurojnë ushqim aq sa u nevojitet. Raporti “Gjendja e Sigurisë Ushqimore dhe Ushqyerjes në Botë”, i hartuar nga pesë agjenci të specializuara të Kombeve të Bashkuara, ka nxjerrë në pah se 33% e shqiptarëve përjetojnë pasiguri ushqimore një shifër shumë më e lartë se në të gjitha vendet e Ballkanit, të cilat variojnë nga 6,6% deri në 15%.

Shqipëria ka një përqindje të lartë të qytetarëve që ndihen të pasigurt edhe krahasuar me mesataren globale, e cila është 28%.

Pasiguria ushqimore, sipas ekspertëve që kanë hartuar raportin, ka shënuar një rënie të lehtë në nivel global.

Nga ana tjetër, raporti ka nxjerrë në pah se rreth 8,2% e popullsisë globale ose rreth 673 milionë njerëz përjetuan uri në vitin 2024, duke shënuar një ulje në krahasim me vitin 2023.

Edhe pse kjo rënie është pozitive, vlerësimet e fundit mbeten ende mbi nivelet para pandemisë, pasi inflacioni i lartë i ushqimeve në vitet e fundit ka ndikuar në një rikuperim të ngadaltë të sigurisë ushqimore./euronews albania/

 

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme