Sociale 12 February 2026, 14:30 Nga VNA

2 muaj pa paga, punonjësja e pastrimit kërcënoi se do të hidhej nga kulla e ish-uzinës

Ndaje në Whatsapp
2 muaj pa paga, punonjësja e pastrimit kërcënoi se do të

Një grua ka hipur në një nga kullat e puseve të naftës në Kuçovë, duke kërcënuar se do të hidhet.

Elona Bregaj, sipas informacioneve paraprake, ka qenë punonjëse e ndërmarrjes së pastrimit. Dyshohet se shkak për situatën ka qenë largimi i saj nga puna, ndërsa burime bëjnë me dije se nuk është hera e parë që ajo ndërmerr një akt të tillë.

Pas largimit nga puna dhe problemeve që lidhen me pagesat, gruaja hipi në një nga kullat e puseve të naftës, duke kërcënuar se do të hidhej.

“Më hoqën nga puna sepse kërkova rrogat. Kishim 2 muaj e gjysmë pa i marrë. Nuk e di si do zgjidhet ky problem, ja të shkojmë te kryetari i bashkisë, të mos përsëritet më”, është shprehur ajo.

Ndërkohë, koleget e saj të punës, të cilat gjithashtu janë pushuar, kanë treguar se pak ditë më parë kishin shkuar në Bashkinë e Kuçovës për të kërkuar pagesat e prapambetura, por më pas janë larguar nga puna.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme