Sociale 8 December 2025, 17:39 Nga VNA

1 në 4 fëmijë shkon në shkollë pa ngrënë mëngjes, rritet rreziku për probleme shëndetësore

Ndaje në Whatsapp

1 në 4 fëmijë shkon në shkollë pa ngrënë

Një në katër fëmijë në Shqipëri e nis ditën pa konsumuar mëngjes, pavarësisht se ky konsiderohet si vakti më i rëndësishëm i ditës. Të dhënat e studimit të kryer nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se fëmijët që anashkalojnë mëngjesin kanë më shumë gjasa të zhvillojnë probleme të peshës, përfshirë mbipeshën dhe obezitetin.

Raporti evropian që analizon sjelljet shëndetësore të fëmijëve në moshë shkollore e rendit Shqipërinë ndër vendet me konsum të lartë të frutave dhe perimeve tek të rinjtë, një tregues pozitiv për zakonet ushqimore.

Megjithatë, specialistët nënvizojnë se, përveç ushqyerjes së rregullt, po aq të rëndësishme janë aktiviteti fizik dhe kufizimi i kohës para ekranit. Këto faktorë ndikojnë drejtpërdrejt në reduktimin e mbipeshës dhe obezitetit, të cilat vazhdojnë të jenë sfida në rritje në nivel global.

Sipas të dhënave më të fundit, rreth 1 në 10 fëmijë të moshës 5–19 vjeç jetojnë me obezitet, duke u ekspozuar ndaj rreziqeve të shtuar për shëndetin, si diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare dhe disa lloje të kancerit.

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme