Sociale 14 November 2025, 17:49 Nga VNA

Krim brenda familjes shqiptare në Francë – Burri vret gruan dhe më pas veten / Familjarët kërkojnë ndihmë për kthimin e trupave

Ndaje në Whatsapp
Krim brenda familjes shqiptare në Francë – Burri vret gruan dhe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Brestit në Francë dhe komunitetin shqiptar atje, pasi një çift bashkëshortësh nga Korça janë gjetur të pajetë brenda apartamentit të tyre. Sipas raportimeve të policisë franceze, bëhet fjalë për një rast të rëndë dhune në familje që ka përfunduar me dy viktima.

Andon Janaqi, 36 vjeç, ka qëlluar për vdekje me armë gjahu bashkëshorten e tij Anjeza Zeneli, 30 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, rreth orës 16:30, kur një banor i zonës ka njoftuar policinë se kishte dëgjuar të shtëna brenda ndërtesës.

Sipas mediave franceze, fëmija 3-vjeçar ka qenë brenda në shtëpi gjatë kohës së tragjedisë, ndërsa djali i madh ndodhej në shkollë. Autoritetet franceze njoftuan se të dy fëmijët aktualisht janë marrë nën kujdes nga shërbimet sociale të shtetit.

Burime pranë grupit hetimor konfirmojnë se rasti po trajtohet si femicid, pasi viktima kishte raportuar vetëm pak javë më parë se ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj. Më 23 tetor, Anjeza Zeneli e kishte denoncuar në polici Andonin për dhunë fizike dhe psikologjike, duke deklaruar se ai ishte jashtëzakonisht xheloz. Megjithatë, ajo e tërhoqi më vonë denoncimin, duke shprehur dëshirën që bashkëshorti të rehabilitohej dhe që familja të qëndronte së bashku.

Apeli i familjarëve në Shqipëri: “Nuk kemi mundësi ekonomike, na ndihmoni të sjellim trupin e djalit”

Nëna e Andonit, Floresha Ilo, që jeton në Korçë, ka kërkuar ndihmën e shtetit shqiptar për të sjellë trupin e birit në atdhe, pasi nuk ka mundësi ekonomike të udhëtojë apo të mbulojë kostot e repatriimit. E përlotur dhe e tronditur, ajo deklaroi:

“Dua ndihmë nga juve të më sillni djalin këtu. S’kam lek të iki në Francë të marr djalin. Jam fukara me 20 mijë lekë rrogë, çfarë të bëj? Kishin 4 vite në Francë, ishin mirë me shtëpi, me karta, por kishin mosmarrëveshje në çift. Herën e fundit fola me djalin dje. Më tha: ‘Mami jam i mërzitur’. Pastaj ma mbylli se ia kërkoi telefoni djali i madh.”

Ajo shtoi se pas ngjarjes nuk ka pasur asnjë komunikim me familjen e nuses dhe se ndihet e përjashtuar nga ta.

Motra: “Duam që trupin e vëllait ta sjellim këtu. Edhe fëmijët duam t’i marrim në Shqipëri”

Edhe motra e 36-vjeçarit, Paola Janaqi, ka kërkuar mbështetje për sjelljen e trupit të vëllait në Shqipëri dhe deklaroi se familja ka synim të marrë nën kujdes nipërit.

"Nuk kemi kushte. Mamaja ka vetëm një rrogë, i ka larë borxhet, s’ka ç’bën. Duam vetëm vëllain ta sjellim këtu. Me vëllain folëm dje, ishte shumë i stresuar. Sot na thanë vetëm: ‘Bëhuni të fortë, ka vdekur vëllai.’ Kanë dy fëmijë. Thonë që fëmijët do t’i marrë shteti. Ne i duam fëmijët t’i rrisim këtu, një ne dhe një gjyshja tjetër.”

Andon Janaqi dhe Anjeza Zeneli ishin zhvendosur në Francë katër vite më parë dhe qëndronin atje me dokumente të rregullta. Pavarësisht se dukeshin të stabilizuar ekonomikisht, burime nga komuniteti shqiptar thonë se mes tyre prej kohësh kishte mosmarrëveshje dhe tensione që herë pas here bëheshin të dukshme.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme