Sociale 8 March 2026, 08:26 Nga VNA

Tërmet 5.4 Rihter në Greqinë veriperëndimore, lëkundjet ndihen edhe në jug të Shqipërisë

Ndaje në Whatsapp
Tërmet 5.4 Rihter në Greqinë veriperëndimore, lëkundjet

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e së dielës në Greqinë veriperëndimore, pranë kufirit me Shqipërinë. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, lëkundja sizmike ndodhi në orën 05:32 sipas kohës lokale, në një thellësi rreth 5 kilometra.

Epiqendra u lokalizua rreth 10 kilometra në veriperëndim të Lepokarisë në rajonin e Thesprotisë, ndërsa tërmeti u ndje në disa zona të Epirit dhe Thesalisë, si edhe në jug të Shqipërisë dhe në disa ishuj të Detit Jon.

Pas tërmetit kryesor janë regjistruar edhe disa pasgoditje, përfshirë një lëkundje me magnitudë 4.7 Rihter dhe disa të tjera nga 2.4 deri në 3.5 Rihter. Sipas sizmologëve, thellësia relativisht e cekët e tërmetit bëri që lëkundjet të ndiheshin më fort nga banorët e zonës.

Në qytetin e Janinës dhe zonat përreth shumë banorë dolën të frikësuar jashtë banesave, ndërsa në disa zona pati ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike. Autoritetet greke kanë bërë të ditur se deri tani nuk janë raportuar dëme serioze.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në jug të Shqipërisë, por deri më tani nuk raportohet për dëme apo probleme për banorët. Ndërkohë, ekspertët po monitorojnë situatën për shkak të pasgoditjeve që vijojnë në zonë.

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme