Lifestyle 13 August 2025, 07:56 Nga VNA

A duhet të marrim të gjithë vitamina shtesë? Ekspertët ndajnë mendime të kundërta

Ndaje në Whatsapp
A duhet të marrim të gjithë vitamina shtesë? Ekspertët

Tregu global i vitaminave dhe mineraleve vlen mbi 32.7 miliardë dollarë, ndërsa mbi 74% e amerikanëve dhe dy të tretat e britanikëve pranojnë se i përdorin për të përmirësuar shëndetin. Por studimet tregojnë një tablo të përzier: disa nuk gjejnë përfitime të qarta, ndërsa të tjera paralajmërojnë për rreziqe serioze nga “mbidozimi”, siç është rritja e rrezikut për kancer të mushkërive nga beta-karoteni tek duhanpirësit apo rreziku për hemorragji në tru nga vitamina E në doza të larta.


Megjithatë, ka përjashtime. Vitamina D, e rëndësishme për kockat dhe sistemin imunitar, rekomandohet gjerësisht gjatë muajve të dimrit për ata që jetojnë në zona me pak diell. Studime të mëdha, si prova klinike “Vital”, sugjerojnë se përdorimi afatgjatë i vitaminës D mund të ulë vdekjet nga kanceri dhe të reduktojë sëmundjet autoimune, edhe pse nuk ka treguar përfitime të qarta për parandalimin e frakturave.

 

Përfundimi i ekspertëve: një dietë e balancuar me fruta, perime, drithëra, peshk dhe arra mbetet burimi më i mirë i mikronutrientëve, ndërsa suplementet duhen përdorur me kujdes dhe vetëm kur ka mungesa të provuara.

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme