Rajoni 12 October 2025, 17:05 Nga VNA

Zgjedhjet lokale në Kosovë: Nga incidentet te akuzat drejt Serbisë për ndërhyrje në proces

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet lokale në Kosovë: Nga incidentet te akuzat drejt

Në Kosovë po zhvillohen sot zgjedhjet lokale për kryetarë komunash dhe anëtarë të kuvendeve komunale, me një pjesëmarrje që deri në orën 15:00 ka arritur në 25.38%, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Deri në mesditë, pjesëmarrja kishte qenë rreth 26%, ndërsa procesi po vijon përgjithësisht qetë në të gjitha komunat e vendit. Të drejtë vote kanë 2 milionë e 69 mijë e 98 qytetarë, përfshirë rreth 44 mijë votues nga diaspora. Në garë janë 93 subjekte politike, mes tyre 32 parti, 32 iniciativa qytetare, 2 koalicione dhe 27 kandidatë të pavarur, me gjithsej 5,626 kandidatë, përfshirë 206 për kryetarë komunash.

Incident i izoluar në Komoran

Një incident me armë zjarri është raportuar paraditen e sotme në Komoran, pranë një qendre votimi. Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka deklaruar se ngjarja nuk lidhet me procesin zgjedhor, por me një mosmarrëveshje të mëparshme mes tre personave me precedent penal. “Incidenti nuk ka të bëjë me zgjedhjet, por me një konflikt për motive ordinere,” sqaroi Gashi, duke theksuar se procesi i votimit nuk është ndikuar.

Thirrje për pjesëmarrje dhe akuza ndaj Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila votoi në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, u bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime, duke theksuar se “sa më e madhe pjesëmarrja, aq më e fortë është demokracia”. Ajo akuzoi gjithashtu Serbinë për përpjekje të vazhdueshme për të ndërhyrë në proceset zgjedhore të Kosovës.

Në të njëjtën linjë, Kryeministri Albin Kurti ftoi qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë, duke theksuar se zgjedhjet vendore janë vendimtare për zhvillimin e komunave.

Edhe Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, bëri thirrje për pjesëmarrje të lartë dhe një “festë të demokracisë”.


Deklaratat nga Beogradi dhe reagimet në veri

Nga ana tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se “pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet lokale në Kosovë është më e lartë se ajo e shqiptarëve”, duke theksuar se shpreson në fitoren e Listës Serbe në komunat me shumicë serbe. Në Mitrovicën e Veriut, qytetarë të komunitetit serb janë parë duke u grumbulluar jashtë qendrave të votimit nën organizimin e Listës Serbe — një veprim i cilësuar si jo i ligjshëm nga autoritetet kosovare.

 

Masat për siguri dhe integritet zgjedhor

Prokuroria e Shtetit ka angazhuar rreth 100 prokurorë dhe zyrtarë prokurorialë në terren për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe për të hetuar çdo rast të mundshëm manipulimi. Koordinatorja nacionale për zgjedhje, Laura Pula, ka bërë thirrje për raportimin e çdo parregullsie. Procesi i votimit pritet të mbyllet në orën 19:00, ndërsa rezultatet e para paraprake do të publikohen nga KQZ pas përfundimit të numërimit të fletëvotimeve

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme