Rajoni 9 December 2025, 17:57 Nga VNA

"Dhimo”, shqiptari i shpallur vrasës me pagesë, bie në prangat e policisë greke

Ndaje në Whatsapp

"Dhimo”, shqiptari i shpallur vrasës me pagesë, bie në

Një operacion i befasishëm i strukturave speciale të policisë greke ka çuar në arrestimin e 45-vjeçarit shqiptar Dhimitër Meci, nga Labova e Poshtme, i njohur në botën e krimit në Greqi me nofkën “Dhimo”. Autoritetet helene e cilësojnë atë si vrasës me pagesë dhe e lidhin drejtpërdrejt me atentatin e dështuar ndaj mafiozit grek Jani Lala.

Ngjarja për të cilën dyshohet Meci daton më 16 maj 2025, në zonën e Ano Liosias, ku objektiv ishte eliminimi i Lalës. Hetimet disamujore çuan në zbardhjen e një rrjeti të tërë të përfshirë në atentat.

Në të njëjtin operacion u arrestuan edhe persona të tjerë, gjithsej tre shtetas shqiptarë dhe dy grekë, mes tyre edhe një grua, të dyshuar si pjesë e të njëjtës skemë kriminale.

"Dhimo”, shqiptari i shpallur vrasës me pagesë, bie në
Dhimiter Meci

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme