Rajoni 20 October 2025, 09:47 Nga VNA

VMRO–DPMNE del fituese e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, VLEN siguron 5 komuna

Ndaje në Whatsapp
VMRO–DPMNE del fituese e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e

Procesi i numërimit të votave në zgjedhjet lokale të Maqedonisë së Veriut është drejt përfundimit, me 99.94% të votave të përpunuara në 3,472 nga gjithsej 3,474 qendra votimi, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Rezultatet paraprake tregojnë një fitore të thellë për VMRO–DPMNE, e cila ka siguruar drejtimin e 34 komunave, ndërsa kryeson në edhe 19 të tjera që shkojnë në balotazh. Nga partitë shqiptare, koalicioni VLEN ka arritur të fitojë 5 komuna dhe renditet i pari në garën balotazhi në 4 të tjera.

Sipas rregullave zgjedhore, një kandidat shpallet fitues në raundin e parë vetëm nëse merr mbi 50% të votave. Në rast të kundërt, zgjedhjet përsëriten në raundin e dytë më 2 nëntor, ku përballen dy kandidatët më të votuar.

Zgjedhjet u zhvilluan në 3,474 qendra votimi në mbarë vendin, ku 1,832,415 qytetarë kishin të drejtë vote.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme