Rajoni 4 April 2026, 08:57 Nga VNA

Vjosa Osmani përfundon mandatin si Presidente, Albulena Haxhiu merr detyrën në mes të krizës politike

Ndaje në Whatsapp

Vjosa Osmani përfundon mandatin si Presidente, Albulena Haxhiu merr

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përfundon sot, më 4 prill 2026, mandatin e saj. Në mungesë të zgjedhjes së presidentit të ri, detyrën ia dorëzon kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes në orën 16:00. Presidenca ka njoftuar se akti është formal dhe simbolik, duke shënuar kalimin e kompetencave.

Situata politike në Kosovë është e tensionuar për shkak të moszgjidhjes së presidentit. Kuvendi nuk arriti të vendosë për presidentin për shkak të mungesës së kuorumit, ndërsa vendimi i Osmanit për shpërndarje të Kuvendit është kontestuar në Gjykatën Kushtetuese.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme