Rajoni 5 May 2026, 19:27 Nga VNA

Vjosa Osmani kryesuese e listës së LDK-së? Abdixhiku: Nuk është problem për mua

Ndaje në Whatsapp
Vjosa Osmani kryesuese e listës së LDK-së? Abdixhiku: Nuk

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia është e fokusuar në ndërtimin e një liste fituese për zgjedhjet e 7 qershorit dhe se bashkëpunimi i brendshëm politik mbetet prioritet.

I pyetur nëse do t’ia lëshojë vendin e renditjes në listë Vjosa Osmanit, Abdixhiku tha se kjo nuk paraqet asnjë problem për të.

“Pa asnjë problem, për mua besoj që Vjosa Osmani duhet të jetë kandidatja më e shkëlqyeshme dhe më e duhura për presidente të Kosovës. Besoj që populli e do një gjë të tillë dhe jam i gatshëm që bashkë me kolegët dhe LDK t’ia mundësojmë vetes dhe popullit të Kosovës një kandidaturë të tillë. Prandaj renditja në listë për mua nuk është problem fare”, ka deklaruar Abdixhiku.

 

Video

Tensionohet situata para Kryeministrisë policia shpërndan protestuesit me makinën e ujit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme