Rajoni 31 July 2025, 22:56 Nga VNA

Vjosa Osmani i dorëzon Dua Lipës shtetësinë e Kosovës: Mirë se erdhe në shtëpi!

Ndaje në Whatsapp
Vjosa Osmani i dorëzon Dua Lipës shtetësinë e Kosovës:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në Prishtinë këngëtaren me famë botërore, Dua Lipa, për t’i dorëzuar shtetësinë e Republikës së Kosovës përmes një dekreti presidencial.

Në një postim në Facebook, Osmani e cilësoi këtë si një “nder të veçantë” për vendin, duke e vlerësuar Lipën si një nga figurat më të rëndësishme artistike dhe kulturore në historinë e Kosovës.

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua”, shkroi Presidentja, duke shtuar se artistja ka qenë dhe mbetet një nga zërat më të fuqishëm në skenën ndërkombëtare, e cila me sukseset e saj ka frymëzuar miliona njerëz në mbarë botën.

Osmani theksoi gjithashtu rolin e Lipës në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, në fuqizimin e të rinjve dhe përkrahjen e artit vendor.

“Kosova është gjithmonë krenare me ty”, përfundon mesazhin e saj Presidentja.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme