Rajoni 4 April 2026, 17:33 Nga VNA

Vjosa Osmani i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut: Përgjegjësi e madhe

Ndaje në Whatsapp
Vjosa Osmani i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut: Përgjegjësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar zyrtarisht detyrën kryeparlamentares Albulena Haxhiu, e cila nga mesnata do të ushtrojë funksionin e ushtrueses së detyrës së presidentes.

Pranimi i detyrës nga Haxhiu është bërë në kabinetin e presidentes, ndërsa ceremonia është zhvilluar në një atmosferë zyrtare, me praninë e bashkëpunëtorëve institucionalë.

Gjatë fjalës së saj, Osmani e uroi Haxhiun për detyrën e re, duke theksuar përgjegjësinë e madhe që të jep posti i kreut të shtetit dhe sfidat që e shoqërojnë atë.

 

‘Nga sonte në mesnatë edhe ushtruese e detyrës së presidentës së Kosovës. Në emër të gjithë bashkëpunëtorëve këtu në presidencë dhe të tjerëve që nuk janë këtu ju uroj shumë sukese. Nuk do të jetë punë e lehtë, edhe unë i kam provuar të dyja edhe kryetare e Kuvendit edhe ushtruese detyre e presidentes. Të jesh kreu i shtetit dhe ushtrisë së vendit e shumë detyra të tjera janë përgjegjësi e jashtëzakonshme. Shpresojmë shumë që sa më shpejtë Kuvendi ta zgjedh presidentin apo presidentin e re’, ka thënë Osmani.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme