Rajoni 27 March 2026, 18:40 Nga VNA

Vidhet xhamia në fshatin Sllatinë të Tetovës

Ndaje në Whatsapp
Vidhet xhamia në fshatin Sllatinë të Tetovës

Një rast vjedhjeje është denoncuar në një xhami në Tetovë është denoncuar në polici. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur të enjten rreth orës 12:00-15:00, ku dyshohet se disa persona kanë vjedhur xhaminë e fshatit Sllatinë të Tetovës.

 

Sipas njoftimit, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në xhami dhe duke përdorur forcën dhe mjete të forta, kanë hapur arkën e kontributeve vullnetare, nga e cila kanë marrë një shumë parash.

 

Në vendin e ngjarjes ka intervenuar ekipi i SPB Tetovë, i cili ka kryer kqyrjen dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimit të autorëve.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme