Rajoni 8 October 2025, 17:13 Nga VNA

U plagos në qendër të Kumanovës, arrestohet bashkëshortja e politikanit shqiptar për atentatin

Ndaje në Whatsapp
U plagos në qendër të Kumanovës, arrestohet

Policia ka arrestuar bashkëshorten e mjekut nga Kumanova, Zekirija Shahini, i cili u plagos para disa ditësh në një sulm të armatosur në qendër të Kumanovës. Ajo dyshohet se është e përfshirë në tentativën për vrasjen e tij.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se 43-vjeçarja nga Tetova është ndaluar nga njësiti policor i Kumanovës, ndërsa gjashtë persona të tjerë janë thirrur për t'u pyetur në lidhje me rastin. Po ashtu, me urdhër të gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e një 50-vjeçari nga Kumanova.

 “Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër të arrestuarës do të parashtrohet kallëzim penal për tentativë vrasjeje. Ndërkohë, po kërkohet edhe një 36-vjeçar nga Gostivari, i dyshuar si autor i të shtënave ndaj mjekut Shahini, i cili gjendet në arrati”, bëjnë të ditur nga MPB.

Mjeku Zekirija Shahini, që është kandidat për këshilltar në komunën e Likovës, u qëllua me armë nga person i maskuar më 6 tetor, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetë pas trajtimit mjekësor në Spitalin e Kumanovës.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme