Rajoni 17 September 2025, 16:57 Nga VNA

Shpëtoi dy fëmijët që po mbyteshin në lumë, Mitsotakis i jep shtetësinë greke shqiptarit Ledian Goga

Ndaje në Whatsapp
Shpëtoi dy fëmijët që po mbyteshin në lumë,

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i dha shtetësinë greke Ledian Gogës, shqiptarit që në verë të këtij viti rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar dy fëmijë që po mbyteshin.

“Ledian Goga në qershor 2025 rrezikoi jetën për të shpëtuar dy fëmijë nga uji i rrëmbyeshëm i lumit Arachthos. Një akt vetëflijimi që shënon shembull humanizmi dhe heroizmi. Sot, ai është nderuar me shtetësi greke. I shprehim falënderimet tona!” shkroi Mitsotakis në një postim në faqen e tij në Facebbok.

Në qershor 2025, Ledian Goga ndërhyri për të shpëtuar dy djem të mitur (14 dhe 15 vjeç) në lumin Arachthos, pranë Neochori, Greqi.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme