Rajoni 12 September 2025, 14:30 Nga VNA

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën

Ndaje në Whatsapp
SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën, duke shprehur shqetësim të thellë për veprimet e Qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti.

Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga Ambasada Amerikane në Prishtinë përmes një njoftimi në Facebook, ku u shpreh zhgënjimi i Uashingtonit për situatën aktuale.

“Veprimet e Qeverisë në detyrë kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar kapacitetin e SHBA-ve për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me Kosovën mbi prioritetet tona të përbashkëta,” thuhet në deklaratë.

Ky vendim konsiderohet një sinjal i fortë diplomatik, që pasqyron mosmarrëveshjet në rritje mes SHBA-ve dhe Qeverisë Kurti në lidhje me menaxhimin e çështjeve të brendshme dhe dialogun me Serbinë.

Dialogu strategjik Kosovë–SHBA përfshin bashkëpunim në sektorë kyç si siguria, drejtësia, energjia, investimet dhe sundimi i ligjit. Pezullimi i tij përbën një nga masat më të ashpra të Uashingtonit ndaj Prishtinës në vitet e fundit.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme