Rajoni 29 October 2025, 17:31 Nga VNA

SHBA heq sanksionet ndaj Milorad Dodik pasi u largua nga posti i presidentit të Republika Srpska

Ndaje në Whatsapp
SHBA heq sanksionet ndaj Milorad Dodik pasi u largua nga posti i presidentit
Milorad Dodik

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mori vendim për heqjen e sanksioneve për ish-presidentin e Republika Srpska Milorad Dodik dhe disa persona nga Republika Srpska.

Sanksionet u hoqën kundër Milorad Dodik, Zheljka Cvijanoviq, Radovan Višković, Nenad Stevandić, Siniša Karan, Petar Đokić, Staša Kosharac, Srebrenka Golić, Žerard Selman, Rajko Kuz, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të RS.

U hoqën gjithashtu anëtarët e familjes Dodik, Igor dhe Gorica, si dhe disa biznesmenë të lidhur me rrethin familjar dhe politik të Dodikut: Gjorgje Gjuriq, Vlatko Vukotiq, Aleksandar Dobriq, Mirko Dobriq, Milenko Çiqiq, Marko Gujaniçiq dhe Dalibor Paniq.

Sipas mediave serbe heqja e sanksioneve vjen si rezultat i marrëveshjes midis SHBA-së dhe Dodikut që, pas vendimit përfundimtar, Dodik duhet të largohet nga posti i presidentit të RS-së dhe të emërojë një president të përkohshëm.

Pasi u zgjodh Ana Trišić-Babić dhe u përmbush ajo pjesë e marrëveshjes, SHBA ka nisur heqjen gradualisht të sanksioneve ndaj bashkëpunëtorëve të tjerë të Dodikut, të cilat duhet të përfundojnë deri në fund të këtij muaji.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme