Rajoni 14 August 2025, 19:32 Nga VNA

“Serbi, zgjohu”, studentët në Serbi paralajmërojnë vijimin e protestave

Ndaje në Whatsapp
“Serbi, zgjohu”, studentët në Serbi

Studentët në Serbi kanë njoftuar se do të vazhdojnë protestat edhe në mbrëmjen e sotme, pas ngjarjeve të tensionuara gjatë natës së 13 dhe 14 gushtit. Përmes rrjeteve sociale, ata kanë shpërndarë vendndodhjen dhe orarin e tubimeve, duke bërë thirrje për bashkim të qytetarëve në të gjithë vendin.

Në kryeqytetin Beograd, protesta pritet të fillojë në orën 19:30. Më parë, në rreth 30 qytete u zhvilluan protesta masive nën sloganin “Serbi, zgjohu”, me përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë, kryesisht pranë selive të Partisë Progresive Serbe (SNS) në Beograd dhe Novi Sad.

Për herë të parë, në përplasjet morën pjesë edhe pjesëtarë të Forcave të Armatosura Serbe, përfshirë njësinë elitare “Kobra”. Shtatë efektivë ushtarakë u plagosën, katër prej tyre me dëmtime serioze.

Studentët theksuan se protesta u shkaktua nga dhuna në Vrbas, ku protestuesit u sulmuan nga mbështetës dhe anëtarë të Partisë Progresive Serbe, të armatosur me fishekzjarrë, gurë, shishe me ujë të ngrirë dhe mjete të tjera të rrezikshme.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme