Rajoni 1 October 2025, 13:28 Nga VNA

Rikthehen kontrollet në doganat Shqipëri-Kosovë, pezullohet marrëveshja për lëvizje të lirë

Ndaje në Whatsapp
Rikthehen kontrollet në doganat Shqipëri-Kosovë, pezullohet

Nga sot, marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë pezullohet përkohësisht. Prej datës 1 tetor deri në fillim të nëntorit, kalimi pa kontrolle kufitare në pikën Vërmicë–Morinë do të ndërpritet.

Gjatë kësaj periudhe, autoritetet kufitare të të dyja vendeve do të rikthejnë përpunimin e të dhënave të udhëtarëve dhe drejtuesve të automjeteve, por përmes një procedure të përshpejtuar, me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata dhe radhëve, sidomos për shkak të fluksit të lartë në këtë segment.

Megjithatë, në fundjavë dhe gjatë festave zyrtare, qytetarët që udhëtojnë me automjete me targa të Kosovës apo Shqipërisë do të vazhdojnë të kalojnë kufirin pa iu nënshtruar kontrolleve.

Kjo marrëveshje, e menduar për të lehtësuar qarkullimin dhe për të reduktuar trafikun, ka qenë veçanërisht efikase gjatë sezonit turistik veror, kur numri i lëvizjeve arrin kulmin. Periudha e aplikimit të saj zakonisht shtrihet nga 1 maji deri më 30 shtator.

Në total, për 9 muaj të vitit, qytetarët e të dy vendeve gëzojnë një regjim të lehtësuar kalimi, ndërsa për 3 muaj, si ky aktuali, zbatohen kontrolle standarde në kufi.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme