Rajoni 6 September 2025, 12:55 Nga VNA

Protestat në Serbi/ Vuçiç nuk duron më, shpërdan me dhunë protestuesit në Novi Sad

Ndaje në Whatsapp
Protestat në Serbi/ Vuçiç nuk duron më, shpërdan me

Gjatë protestave kundër qeverisë në Në Novi Sad pati sërish konfrontime mes demonstruesve dhe policisë.

Xhandarmëria dhe njësitë operative të policisë në Serbi i shpërndanë me dhunë demonstruesit nga territori i Universitetit të Novi Sadit, sikurse njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA duke iu referuar televizionit të pavarur në Serbi N1.

Sipas këtyre njoftimeve forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës, shkopinjtë e gomës dhe granata me tym. Sipas njoftimeve të mediave ndërhyrja e policisë filloi, pasi persona të panjohur të mbledhur përpara godinës së fakultetit të filozofisë hodhën sende drejt policisë. Prej më shumë se një jave ky fakultet është kthyer në epiqendrën e demonstratave, pasi dekani i afërt me qeverinë nën mbrojtjen e policisë i detyroi studentët të largoheshin nga godina, që e mbanin të bllokuar prej nëntë muajsh.

Protestat studentore vazhdojnë prej një viti

Shkas për protestat u bë shembja e çatisë së sapo restauruaur në sheshin para stacionit të trenit në Novi Sad më 1 nëntor 2024.Si pasojë humbën jetën 16 vetë. Ekspertë të pavarur dhe opozitarë bën përgjegjëse për këtë fatkeqësi qeverinë për neglizhime dhe korrupsion.

Qysh atëherë në Serbi po vazhdojnë protestat në forma nga më të ndryshme të iniciaura kryesisht nga studentët./DW

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme