Rajoni 16 August 2025, 09:15 Nga VNA

Protestat në Serbi, sërish përplasje me policinë; raportohen të lënduar

Ndaje në Whatsapp
Protestat në Serbi, sërish përplasje me policinë; raportohen

Protesta antiqeveritare në Serbi u mbajtën edhe të premten mbrëma në disa qytete serbe. Gjatë protestave janë shënuar incidente.

Në qendër të Beogradit, forca e ushtrisë u përplas me demonstruesit antiqeveritarë, ndërsa përleshje pati edhe në Bulevardin e Mbretit Aleksandër.

Protestuesit hodhën mjete piroteknike dhe dogjën kontejnerë. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe i shpërndau demonstruesit me automjete të blinduara.

Gjatë protestave raportohet se ka të lënduar.

Në Novi Sad, protesta përfundoi zyrtarisht rreth orës 22:30 dhe tubimi kaloi i qetë.

Protestat antiqeveritare u organizuan si reagim ndaj sulmeve të mbështetësve të Partisë Progresive Serbe (SNS) ndaj kundërshtarëve të pushtetit në dy qytete të Vojvodinës – në Vërbas dhe Baçka Palankë – më 12 gush

Në protestat e organizuara ditëve të kaluara ka pasur përplasje të ashpra mes demonstruesve antiqeveritarë dhe aktivistëve të SNS-së, të cilët i kanë goditur protestuesit me mjete piroteknike.

Protestat antiqeveritare të udhëhequra nga studentët kanë vazhduar në Serbi për më shumë se nëntë muaj. Protestuesit kërkojnë që autoritetet të mbajnë përgjegjësi për vdekjen e 16 nga shembja e një strehe betoni në stacionin e trenit në Novi Sad, më 1 nëntor 2024.

Qeveria serbe mohon përgjegjësinë për aksidentin dhe refuzon të shpallë zgjedhje të parakohshme, një nga kërkesat e fundit të organizatorëve të protestave masive./Rel

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme