Rajoni 4 November 2025, 21:11 Nga VNA

Presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë: “Vetëvendosja më bindi se i ka votat në Parlament”

Ndaje në Whatsapp
Presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar zyrtarisht Glauk Konjufcën për të tentuar formimin e Qeverisë së re të vendit, pas propozimit që i është bërë nga Lëvizja Vetëvendosje. Ky vendim i presidentes vjen pas një periudhe të tensionuar politike dhe pas konsultimeve me subjektin më të madh parlamentar. Në një konferencë për media të mbajtur pas takimit me përfaqësuesit e Vetëvendosjes, Osmani tha se Kushtetuta e Kosovës nuk kërkon garanci të votave përpara se të jepet mandati, por vlerëson gjasat që kandidati i propozuar të mund të sigurojë shumicën në Kuvend.

"Askund në Kushtetutë nuk kërkohen garanci, kërkohen gjasa, dhe ka dallim të madh mes garancisë dhe gjasave. Garancia jepet në Kuvend, prandaj edhe kërkohen votat aty, ndërsa gjasat ofrohen në zyrën time,” deklaroi Presidentja Osmani.

Ajo bëri të ditur se gjatë takimit me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe me Glauk Konjufcën, është bindur se ata kanë besim të plotë se mund të sigurojnë mbështetjen e nevojshme për formimin e Qeverisë.

“VV dhe Glauk Konjufca kanë besim të plotë që mund t’i arrijnë votat e nevojshme, por kjo i takon atyre. Mua më takon të bindem që kanë gjasa, dhe ata më kanë bindur se kanë gjasa, ashtu siç kërkohet nga aktgjykimi i Kushtetueses. Sikur mos të kishte fare propozim, do të kishim një situatë krejt tjetër,” theksoi Osmani.

Ky vendim i presidentes hap zyrtarisht rrugën për tentativën e dytë për formimin e Qeverisë së re në Kosovë, pas zhvillimeve të fundit politike që çuan në nevojën për një riformatim të ekzekutivit.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme