Rajoni 7 October 2025, 20:32 Nga VNA

Plagosja e zyrtarit të BDI-së në Kumanovë/ Autoritetet japin detaje: Autori ka qëlluar me kallashnikov

Ndaje në Whatsapp
Plagosja e zyrtarit të BDI-së në Kumanovë/ Autoritetet japin

Nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur sot në qytetin e Kumanovës është plagosur Dr. Zekirija Shaini, zyrtar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe bartës i listës së këshilltarëve të koalicionit të Aleancës në komunën e Likovës.

Sipas informacioneve zyrtare të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), incidenti ka ndodhur para ndërtesës së Komunës së Kumanovës. Sipas të dhënave fillestare, dy persona të panjohur kanë shtënë me armë automatike të tipit kallashnikov në drejtim të veturës së Shainit. Si pasojë e të shtënave, ai ka pësuar plagë në këmbë dhe është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Qytetit të Kumanovës. Burime nga spitali kanë konfirmuar se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 13:54 minuta në Kumanovë, dy persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së personit Z.Sh., nga fshati Sllupçan, i punësuar në Klinikën e Pulmologjisë. Me ndihmën e parë është dërguar në Spitalin e Qytetit”, thuhet në njoftimin e Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë.

Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka reaguar duke konfirmuar se dy prokurorë publikë janë dërguar në vendngjarje për të mbledhur prova materiale dhe për të ndriçuar rrethanat e plota të rastit.

“Lidhur me incidentin në Kumanovë, dy prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës kanë shkuar në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprime hetimore. Indikacionet fillestare nuk tregojnë për motive politike pas incidentit të armatosur, por po verifikohen të gjitha rrethanat për të siguruar sqarim të plotë të ngjarjes”, thuhet në reagimin zyrtar të prokurorisë.

Hetimet janë në zhvillim e sipër, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të motivit të sulmit.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme