Rajoni 28 February 2026, 07:50 Nga VNA

Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, Gjykata Supreme dënon me burgim të përjetshëm Dardan Krivaçën

Ndaje në Whatsapp

Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, Gjykata

Gjykata Supreme e Kosovës ka konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaçën, autorin e vrasjes së Marigona Osmanin më 22 gusht të vitit 2021.

Përmes një aktgjykimi të shkallës së tretë, Supremeja ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes dhe ka lënë në fuqi vendimet paraprake, duke e vulosur dënimin për vrasjen e Marigona Osmanit.

Gjykata ka konstatuar se “vrasja është kryer në mënyrë mizore, ku viktima ka përjetuar dhimbje të tmerrshme fizike si pasojë e goditjeve me mjet të fortë”.

Kolegji gjyqësor ka shqyrtuar gjithashtu pretendimet e mbrojtjes lidhur me procedurën e rigjykimit, ekspertizën psikiatrike të të akuzuarit dhe pretendimet për ndikim të substancave narkotike, duke konstatuar se këto pretendime nuk janë mbështetur me prova që do ta vinin në dyshim ligjshmërinë e vendimeve të gjykatave më të ulëta.

“Nga raporti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike është konstatuar se tek i akuzuari nuk është gjetur ndonjë çrregullim mendor i karakterit psikotik dhe se ai ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij”, tha gjykata.

Marigona Osmani u përdhunua si dhe u dhunua për 48 orë me karikues dhe shkopinj përpara se të ndërronte jetë, nga Dardan Krivaça e Arbër Sejdiu, të dënuar për vrasjen e saj.

18-vjeçarja Marigona Osmani u vra nga partneri i saj Dardan Krivaqa, në banesën ku jetonin së bashku në qytetin e Ferizajt, më 22 gusht të vitit 2021.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme